Mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, në intervistë për MIA shprehi pritshmëri se me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkov, i cili paralajmëroi se do të vizitojë vendin tonë më 18 janar, do të ndërtojë raport korrekt dhe miqësor. Gjatë vizitës së parë të Petkovit në Shkup, Kovaçevski pret që të konfirmohen themelet për bisedimet e mëtejshme dhe format e bashkëpunimit dhe progresit, por edhe gjerësinë e veprimit jashtë kornizave dhe termeve historike. “Duhet të ndërpritet gjuha e urrejtjes. Realisht kemi më shumë ngjashmëri se dallime si shtete dhe duhet të përqëndrohemi në interesin e përbashkët” thotë Kovaçevski. Thekson se dy shtetet kanë potencial të madh për zhvillimin e bashkëpunimit konkret në më shumë sfera: ekonomi, infrastrukturë, turizëm, arsim dhe shkencë, me ndihmën e integrimeve evropiane dhe përafrimin e qytetarëve. Kovaçevski përfundon se nuk do të heqë dorë nga e drejta për vetëpërcaktim, nga gjuha dhe identiteti, që është e drejtë e pamohueshme e çdo populli.
