Çfarë do të bënte Pendarovski nëse do të kishte shkop magjik?

TË FUNDIT

Çfarë do të bënte nëse do të kishte shkop magjik – tregon presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistën e vitit të ri të TV21.

“Shkop magjik… Do të doja të kishim ilaç për koronën dhe jo vetëm për shtetin tonë. Të gjithë të sëmurët të shërohen dhe askush të mos frikësohet se duhet të jetë me maskë. Kjo për fat të keq nuk ndodhi edhe përskaj përpjekjeve. Të varfërit t’i bëj me të ardhura të denja. Më vjen keq shumë që njerëzit kërkojnë nëpër kontejnerë, kurse nuk meritojnë. Edhe ne politikanët të respektohemi pak ndërmjet vete”, tha Pendarovski.

Bashkëshortja e tij, Elizabeta Georgievska uroi vetëm shëndet.