Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit kanë propozuar që të shfuqizohet vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit.
Me 24 vota “pro” dhe 19 “kundër” ky propozim ka hyri në rend të ditës. Këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Marija Andonovska ka thënë se për këtë vendim ka paqartësi dhe mungesë dokumentacioni. E propozimin e ka kundërshtuar këshilltarja e LSDM-së Lubica Jançeva e cila ka thënë se me shfuqizim të vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve shkelet rregullorja.
Ndryshe, vendimi që është në fuqi parasheh që disa Rrugë të Shkupit të mbajnë edhe emra të rilindësve shqiptarë.
Në formatin e ri të Qytetit të Shkupit tani shumicën e këshilltarëve e përbëjnë këshilltarët VMRO-DPMNE-së ASH-së dhe të Majtës.
