Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në një dalje për media tha se detyra e parë që kanë në udhëheqësin e re të LSDM-së, formimi i Qeverisë së re, transmeton TV21.
“Detyra e parë që kemi në udhëheqësinë e re është formimi i Qeverisë së re. Jam optimist se Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM do ta zgjedhim deri në mesin e muajit tjetër, deri me 18 janar”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski shtoiu se para Qeverisë së re qëndrojnë sfida të mëdha, duke veçaur krizën energjetike.
“Para Qeverisë së re qëndrojnë sfidat për menaxhim të krizës energjetike, krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe vazhdimin e procesit eurointegrues dhe bisedimet me Bullgarinë fqinje. Unë besoj se mundemi t’i tejkalojmë të gjitha këto me qeveri stabile që ka mandat deri në vitin 2024”, tha mes tjerash Kovapevski./TV21
