Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve janë realizuar 2.324 testime kurse janë regjistruar 119 raste të reja me Kovid-19.
Janë regjistruar 257 pacientë të shëruar ndërkaq jetën e kanë humbur 3 të tjerë.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 1.576.424 testime. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga fillimi i epidemisë arrin në 223.330, numri i të shëruarve është 210.732, i të vdekurve 7.907, kurse numri i rasteve aktive arrin në 4.691./TV21
