Pas letrës së djeshme të Bojan Jovanovski Boki-13 për Zoran Zaev, sot zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së publikisht e pyeti koordinatorin nacional për komunikime strategjike në Qeveri, Marjan Zabërçanec, se a i ka dërguar Bokit tekste dhe linqe që t’i publikojë në televizionin e tij 1TV?
“Zabërçaneci, person nga shërbimet qeveritare ka për detyrë të përgjigjet së pari si zyrtar qeveritar, e pastaj edhe për shkak të besueshmërisë së hapësirës mediatike në të cilën sot vend kanë edhe gazetarët nga kolegjiumi i redaktorëve të ish-1TV. Heshtja eventuale e Marjan Zabërçanecit për këto pyetje do ta hapin edhe çështjen për presion të politikës, gjyqësorit dhe prokurorisë ndaj gazetarëve dhe mediave të udhëhequr nga njerëz që nuk janë pjesë e atyre, do t’i përdor fjalën e Bojan Jovanovskit, citoj “që i paguani që të kenë besim te ju dhe t’ju mbrojnë”, si dhe, sërish po citoj “gazetarët e tu të cilët i drejton Marjan Zabërçaneci”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
“Po i hedh poshtë si tërësisht të pasakta, të rreme dhe manipuluese pretendimet që ishin prezantuar në konferencën e VMRO-DPMNE-së për gjoja menaxhim dhe kontroll të gazetarëve dhe mediave”. Ky është reagimi i Marjan Zabërçanec nëpërmjet Facebook, pas akuzave të VMRO-DPMNE-së.
“Me Bojan Jovanovskin kam komunikuar vetëm zyrtarisht dhe profesionalisht, duke e informuar për aktivitetet e Qeverisë dhe duke iu përgjigjur kërkesave të medias të cilën e drejtonte ai, gjegjësisht për intervistat me kryeministrin Zaev dhe përfaqësuesit e tjerë të Qeverisë. Është për t’u ardhur keq që VMRO-DPMNE-ja u bë megafon i Boki 13 dhe që nuk bëri asnjë ndryshim tek vetja sa i takon sjelljes së saj ndaj mediave. Politika e shtypjes së regjimit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave përfundoi më 1 qershor të vitit 2017 me zgjedhjen e Qeverisë së re”, tha Marjan Zabërçanec, koordinator për Komunikime Strategjike në Qeveri.
