Afrim Gashi për procedurën e Antikorrupsionit: Hysni Ismaili është i pastër sikur loti

TË FUNDIT

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka komentuar procedurën e Komisionit për parandalim të korrupsionit (Antikorrupsionit) ndaj deputetit të kësaj partie, Hysni Ismaili për dyshime në keqpërdorim të pozitës derisa Ismaili ka qenë ministër i Kulturës.

Gashi në Sitel tha se Ismaili është i pastër sikur loti.

“Aspak nuk është e saktë kjo. Kjo është iniciativë shumë indikative dhe filloi nga strukturat politike – në tërësi e politizuar. Unë vërtetoj se Hysni Ismaili është i pastër sikur loti. Unë më shumë i besoj atij, se sa vetes. Kështu, me përgjegjësinë e plotë vërtetoj se nuk ka bërë asgjë të papërgjegjshme. Nëse konstatohet diçka, unë jap dorëheqje nga politika”, tha Gashi.

Megjithatë, ai refuzoi të komentojë se kush e ka porositur rastin për ish ministrin e Kulturës, por shtoi “se forca të errëta ka gjithmonë”./TV21