LSDM: Këshilltari i VMRO-DPMNE-së ka gjuajtur me armë zjarri

TË FUNDIT

Nga LSDM-ja kanë reaguar përmes një komunikate në të cilën akuzojnë se një këshilltar i VMRO-DPMNE-së ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng në Kisella Vodë të Shkupit, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se i njëjti me veprën në fjalë ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

“Gjithçka po ndryshon, vetëm VMRO-DPMNE mbetet e njëjta parti, me sjelljen e njëjtë të përfaqësuesve të saj. Një këshilltar i VMRO-DPMNE-së në Kisella Vodë të Shkupit ka gjuajtur me armë zjarri në një festë. Pikërisht kjo bëhet në shtëpinë e këshilltarit të cilit qytetarët i kanë besuar kujdesin dhe mbrojtjen e interesave të tyre. Kjo është fytyra e vërtetë e ndjekësve të Gruevskit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.