Nuhiu: Kundërshtoj listën për faljen e disa të burgosurve

TË FUNDIT

Zëvnedësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu thotë se nuk pajtohet me listën që Ministria e Drejtësisë ka propozuar deri tek Presidenca për për falje të të burgosurve, përcjell TV21. Nuhiu thotë se propozimet vijnë nga drejtoritë e burgjeve.

“Propozimet e Drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të drejtësisë”, ka shkruar mes tjerash Nuhiu.

Ndryshe, në listën jozyrtare të dhjetëra të burgosurve që kërkojnë falje ose shkurtim të dënimit nga presidenti janë biznesmeni Sead Koçan, Aleksander Vasilevski (Ninxha) i i dënuar për ngjarjet e 27 prillit dhe Boban Iliq, i dënuar për rastin “Almiri i vogël”.