Bekteshi përjashton mundësinë që të ngrihet çmimi i ngrohjes qendrore dhe rrymës elektrike

TË FUNDIT

Bullgaria është shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe në Bullgari dhe në të gjitha shtetet e BE-së tregu me energjinë elektrike është liberalizuar dhe nuk është si në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Serbi.

Ngrirja e çmimit të ngrohjes qendrore dhe energjisë elektrike në Bullgari, është një hap për rregullimin e tregut, gjë e cila po ndodh edhe te ne, deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi teksa përgjigjej në pyetjet se a pritet ngrirje e çmimit të ngrohjes qendrore dhe të energjisë elektrike edhe në Maqedoninë e Veriut?

“Do të thotë, Republika e Bullgarisë ka kaluar nga tregu i liberalizuar në treg të rregulluar, kurse ne tashmë jem në treg të rregulluar”, sqaroi Bekteshi, transmeton TV21.