Arsovska ndërpreu edhe një projekt të Shilegovit – transportin e shpejtë!

TË FUNDIT

Është ndërprerë tenderi për ndërtimin e metros apo transportit të shpejtë i cili u publikua nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), njofton SDK.mk.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska pas ardhjes në krye të kryeqytetit, paralajmëroi se nuk do ta vazhdojë projektin e pararendësit të saj, kurse tani i njëjti edhe zyrtarisht është ndërprerë.

Nga Kabineti i saj thonë se procedura është ndërprerë dhe për këtë shkak nuk kanë arritur oferta.

“Transporti i shpejtë është kryesisht koncept i panjohur për qytetarët e Shkupit. Sipas analizave të cilat janë përgatitur vitin e kaluar për nevojat e Qytetit të Shkupit, notohen mangësi të numërta dhe rreziqe nga projekti të cilat do të ndikojnë në mjedisin jetësor, që në asnjë rast nuk duhet të lejohet. Siç e dini, për momentin udhëhiqen negociatat me BERZh dhe pas përfundimit të tyre, qytetarët do të njoftohen për marrëveshjen”, thanë nga Qyteti i Shkupit, përcjell TV21.

Dje njoftuam se Qyteti i Shkupit ka ndërprerë edhe tenderin për projektin ideor për ndërtimin e vazhdimit të bulevardit Sllovenia, të cilin e kishte filluar ish kryetari, Petre Shilegov.