Ndonëse më herët kishte nënshkruar iniciativën për prishjen e Qeverisë të cilës sot iu bashkua, kreu i Alternativës, Afrim Gashi sot tha se asnjëherë këtë Qeveri nuk e ka quajtur kriminale.
“Në fjalorin dhe në diskursin tonë politik të komunikimit me opinionin as unë si kryetar i AAA por edhe eksponentët më të lartë partiak, asnjëherë nuk mund të gjeni ndonjë komunikatë zyrtare ku ne e kemi quajtur me fjalë të rënda një Qeveri. Kemi pasur vërejtjet tona. Unë nuk mendoj që Qeveria ku po futemi ne është perfekt, përndryshe nuk do të kishte nevojë ne të jemi këtu”, pohoi Afrim Gash, AAA.
