Despotovski: Po mendoj seriozisht kandidimin për kryetar të LSDM-së

TË FUNDIT

Jovan Despotovski sot deklaroi se seriozisht mendon për që të kandidojë për kryetar të LSDM-së, shkruan TV21. Despotovski thotë se vendimi do të merret deri nesër, dhe se do të njoftohet publiku.

“Po mendoj seriozisht për këtë. Unë jam anëtar i partisë për 25 vjet dhe kam kaluar nivele të ndryshme nga strukturat më të ulëta fillestare deri te strukturat më të larta drejtuese të partisë. Mendoj se kam rezultate reale në angazhimin tim profesional ndaj mendoj se mund të ofroj një koncept të ri rreth të cilit do të bashkohet jo vetëm partia por edhe shoqëria. Vendimi nuk është i lehtë. Sfida është e madhe, koha është mjaft e ndërlikuar dhe përgjegjësia është e madhe. Vendimin do ta shpall nesër, sepse dua ta shfrytëzoj ditën e sotme për t’u konsultuar shtesë me të dashurit e mi dhe familjen time”, deklaroi mes tjerash Despotovski.

Ndryshe, deri më tani kandidaturën për kryetar të LSDM-së e ka dorëzuar Dimitar Kovaçevski dhe Frosina Remenski. Zgjedhjet në LSDM vijnë si rrjedhojë e dorëheqjes së kreut aktualë Zoran Zaev, pas humbjes në zgjedhjet lokale