Gazetari Arben Ratkoceri në ClickPlus në TV21 ka komentuar Qeverinë e udhëhequr nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Ratkoceri thotë gjatë kësaj qeverisje ka funksionuar drejtësia për disa raste, si askund në rajon.
“Analizoni çdo lider në rajon, ndoshta prej në Slloveni e më poshtë. Unë n uk e di ndonjë Qeveri ose ndonjë kryeministër që ka arritur të burgos ose…aq shumë funksionarë, normal organet e drejtësisë, unë e kam të qartë atë. Në Maqedoni ke një kryeministër të larguar, dy ministra të Brendshëm të burgosur, ke shefin e shërbimit sekret, ke një nga oligarkët kryesorë të vendit siç është Kamçev, ndërkohë vjen në pozitë komike ku duhet të lutet Afrim Gashi apo Arjanit Hoxha për të bërë Qeveri”, tha mes tjerash Ratkoceri.
