Situata për shkak të reshjeve të shiu, dëborës, por edhe breshërit në shumë zona të Shqipërisë shfaqet problematike.
Ndonëse sot kryeministri Edi Rama ngriti vetë traun e Rrugës së Arbërit, duket se pak orë më vonë, po aty situata është problematike.
Reshjet e dëborës që kanë kapur të papërgatitur udhëtarët e shumtë kanë bërë që të krijohen radhë të gjata makinash.
Ndërkohë borëpastrueset e kanë mjaftë të vështirë për pastrimin e rrugës për shkak të ngarkesës së makinave në rrugë./TCH
