Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se dje në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë është grabitur një bastore, përcjell TV21.
“Në ora 21:50, personi M.D. (40) nga Tetova dhe 35-vjeçarja S.T. nga
Çelopeku i Tetovës, punonjës në bastore sportive në rrugën “Vëllezrit Milladinovi” në Tetovë në SPB Tetovë kanë raportuar se rreth orës 20:10 në bastoren sportive një person nën kërcënimin me armë ndaj tyre ka marrë para nga qarkullimi ditor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
