Nga Alternativa pas mbledhjes së sotme të Kryesisë Qendrore deklaruan se kanë autorizuar kreun e kësaj partie, Afrim Gashi që të negociojë me ekzekutivin për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri, shkruan TV21. Nga kjo parti thonë se vendimi i tillë vjen pasi vendi, sipas tyre, gjendet në një ngërç, si pasojë e krizës politike, ekonomike, energjetike dhe shëndetësore. Nga kjo parti vendimin për negociata për tu bërë pjesë e Qeverisë e arsyetojnë edhe për shkak të pritjes së datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE.
Të tjera: Alternativa pa vendim final, autorizon Gashin për të negociuar me Zaevin
“Konkluzioni i Kryesisë Qendrore të Alternativës ishte që ne duhet t’i japim shans stabilitetit dhe vazhdimësisë që vendi mund të shpresojë për datë për fillimin e negociatave me BE”, tha Orhan Murtezani, zëdhënësi i Alternativës.
