Dy të lënduar nga aksidenti në Bullgari nesër do të transferohen në Shkup

TË FUNDIT

Gjatë ditës së nesërme në Shkup do të transferohet udhëtarja më e re që i mbijetoi aksidentit tragjik në Bullgari, shkruan TV21. Bëhet fjalë për një vajzë 16-vjeçare, ndërsa përveç saj, do të transferohet edhe një i lënduar tjetër, i moshës madhore. Pesë pacientët tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkaq do të vijojnë trajtimin mjekësorë në spitalin “Pirogov” në Bullgari, pas ndërhyrjeve kirurgjike që kanë pasur.

Të tjera: Të martën arrijnë në Shkup kufomat e aksidentit tragjik, mëson TV21