Një aksident i rëndë me shtatë viktima dhe gjashtë të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Greqi. Mediat greke raportojnë se automjeti po transportonte emigrantë.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në përroin Egnatia Odos nga Komotini në Ksant, ku një automjet me pasagjerë i drejtuar nga një moldav ka dalë nga rrugë.
Sipas informacioneve, makina që po lëvizte me shpejtësi të tepërt në Egnatia ka rënë në Lasmos. Ekipet e shpëtimit të mbërritur në vendngjarje nxorën nga rrënojat shtatë të vdekur dhe gjashtë të plagosur rëndë që ndodhen në spitalin e Komotinit dhe dy të tjerë të lënduar më lehtë u dërguan në spitalin e Ksantisë.
