Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi i cili ishte kundër iniciativës për rrëzimin e Qeverisë “Zaev 2” e cila ishte nënshkruar edhe nga dy deputetë të Të majtës, sot ka deklaruar se tërheqja e nënshkrimeve nga të njëjtit, ishte fitore e madhe e Alternativës dhe katër deputetëve të saj.
Zejdi tha se ata, AAA në asnjë moment nuk do të pranojnë që të jenë në një listë me njerëz që janë anti-shqiptar, anti-NATO, anti-BE dhe anti-Kosovë.
“Kjo ishte një fitore e madhe e Alternativës, e idesë së saj. Fitore e madhe e gjithë deputetëve sepse tregojmë unitetin tonë të përbashkët dhe padyshim sot jepet mesazhi që në asnjë hapësirë, listë të përbashkët nuk mund të jemi me njerëz që janë anti-shqiptar, anti-NATO, anti-BE, anti-Kosovë dhe kjo nuk do të lejohet as në të ardhmen nëse ata mbajnë kurs të tillë”, tha Skender Rexhepi – Zejdi, transmeton TV21.
