Kryetari i të “Majtës”, Dimitar Apasiev ka tërhequr nënshkrimin e tij nga iniciativa për mosbesimin e Qeverisë, ndërsa bashkëpartiaku i tij deputeti Borisllav Kërmov nuk e ka tërhequr nënshkrimin e tij. Për tërheqjen e nënshkrimeve të dy deputetëve të së “Majtës” ka kërkuar partia Alternativa. TV21 pyeti kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin, për këtë çështje pasi që Borisllav Kërmov nuk figuron në listën e nënshkrimeve të tërhequra, Gashi me përgjigje: “Deputeti tjetër nuk është në Shkup, është thënë se brenda ditës do të tërheq nënshkrimin. Simbolika është që tashmë z.Apasiev ka tërhequr nënshkrimin e tij”, tha mes tjerash Gashi.
Lista e deputetëve që kanë tërhequr nënshkrimin

