Jehona deri në orën 18:30 është 48,96 për qind

TË FUNDIT

Jehona e votuesve në Zgjedhjet lokale 2021 deri në orën 18:30 është 48,96 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Jehonë më të madhe ka në Makedonski Brod 76, ndërsa më të vogël në Bogovinë 27,25 për qind.

KSHZ-ja rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të marra përmes rrugës elektronike nga komisionet komunale zgjedhore i publikon në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet  mbi bazë të të dhënave nga procesverbalet nga komisionet komunale zgjedhore duhet t’i publikojë në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale nga pavarësia, ndërsa të tretat ku zgjidhen kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote kanë 1 824 864 qytetarë.