Dje janë vaksinuar 7.518 qytetarë

TË FUNDIT

Vaksnimi po vijon pa ndërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në shtet dhe terren përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 778.408 qytetarë. Dozën e parë të vaksinën e kanë pranuar 1.624 qytetarë, ndërsa dje janë vaksinuar 7.518 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.482.287 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 703.878 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Me numrat e fundit, siç tregohet, 55 për qind e popullsisë mbi moshën 40 vjet kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 31 për qind e popullsisë në moshën mbi 18 vjeç deri në 39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinën.

Qytetarët po vaksinohen pa termin të përcaktuar, në pikat e vaksinimit nëpër të gjithë shtetin. Fëmijët nga mosha 12 deri në moshën 18 vjeçare po vaksinohen me pëlqimin e prindërve. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe mënyra e vetme për të fituar pandeminë e Kovid-19.