Qytetarët malazezë dhe të huaj do të lejohen tashmë që të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse plotësojnë një nga katër kushtet.
Në pikat kufitare malazeze duhet që të paraqitet dëshmia e vaksinës një ose të dyja dozat, një test PCR jo më të vjetër se 72 orë që dëshmon se janë negativë ndaj koronavirusit, dëshminë se kanë kaluar koronavirusin ose një shpejtim negativ testi i antigjenit jo më i vjetër se 48 orë.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galic tha se masat e reja, janë të vlefshme deri më 10 Shtator, nëse gjendja epidemiologjike nuk përkeqësohet.
Dasmat, ditëlindjet dhe festat e tjera private që organizohen në ambientet e hoteleve mund të mbahen vetëm me njerëz që kanë certifikatat Kombëtare dixhitale të vaksinimit ndaj Covidit.
Edhe luajtja e muzikës live brenda objekteve të hoteleve ne Malin e Zi është e ndaluar. Po ashtu ka hyrë në fuqi ndalimi i më shumë se 50 të rriturve në një vend të hapur publik trotuare, sheshe, rrugë, shëtitore, ndërsa duhet respektuar mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës.
Rekomandimi i Qeverisë malazeze është që kohëzgjatja e mësimit ne vitin shkollor qe nis më 1 Shtator të kufizohet në gjysmë ore. Edhe funeralet e të ndjerit do te bëhen në prani të deri në 10 personave dhe me mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse
Deri tani 195 pacientë te infektuar me Covid-19 janë në spitalet malazeze, që është 53% e shtretërve spitalorë por zyrtaret shëndetësore kane frike se numrat e te infektuarve mund të rriten në vijim.
Në Malin e Zi, 43.8% e popullsisë së rritur u vaksinua me dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, dhe 37.2 % kanë marrë dozën e dytë.
Vaksinimi masiv kundër Covid-19 në Malin e Zi filloi më 4 Maj.
