Moti me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, në mëngjes dhe rreth mesditës me reshje të herëpashershme lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here më e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë 24 deri në 33 gradë. UV – 7
Në Shkup paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë rreth 16, ndërsa maksimalja do të arrijë 30 gradë.
Nga e diela vijon periudhë e motit të qëndrueshëm, përveç të hënës kur do të ketë një shi lokal afatshkurtër. Temperatura do të rritet gradualisht.
