Forumin e Prespës opozita shqiptare e quan promovim partiak të BDI-së.
Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët tha se Bujar Osmani, nga pozicioni i tij fillestar si ministër kaloi në promovim kryekëput partiak dhe keqpërdorim klasik të mysafirëve ndërkombëtar për llogari të partisë dhe liderit të tij.
“Veç kësaj, marrë parasysh faktin se kjo konferencë është e fokusuar në tejkalimin e mosmarrëveshjeve bilaterale në rajon, nuk ka sesi të mos bie në sy mungesa e autoriteteve bullgare, në kohën kur kontesti me Sofjen po pengon hapjen e negociatave me BE-në. Kjo natyrshëm ngrit dilemën nëse pala bullgare ka bojkotuar konferencën apo nuk është ftuar fare”, tha Elmi Aziri deputet i ASH-së.
