Ministria e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe euroambasadori Dejvid Gir kanë pasur takim ku kanë diskutuar për agjendën ligjvënëse të ministrisë së Drejtësisë me theks në bisedimet për ndryshimet e Kodit zgjedhor, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë.
Ministri Mariçiq ka theksuar se është i kënaqur nga konstruktiviteti i bisedimeve për ndryshim të Kodit zgjedhor dhe ka nënvizuar se kanë arrit dakordim parimor për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Gjatë takimit, Mariçiqi ka marrë mbështetje dhe inkurajim nga euroambasadori Gir i cili ka vlerësuar se puna e deritashme e Ministrisë së Drejtësisë është në drejtim të duhur dhe se dinamika e reformave është e mirë.
Ministri Mariçiq ka theksuar se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë me temp të fuqishëm të realizimit të agjendës ligjvënëse, pa dallim të ndodhive aktuale të rrugës tonë euroatlantike.
