Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me periudha të diellit dhe me shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 18 deri në 26 gradë. UV indeksi do të jetë 6.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri në 11, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.
Siç paralajmëroi DPHM, të martën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë të dobët përgjatë Luginës së Vardarit nga drejtimi verior. Më pas moti do të jetë dukshëm më I ngrohtë me temperature ditore të cilat në disa vende do të jenë mbi 30 gradë.
