Do të ketë protestë, rrugët që do të bllokohen

TË FUNDIT

Për shkak të protestës së paralajmëruar nga VMRO-DPMNE sot, nesër dhe të enjten në Shkup në periudhën prej 15 deri në orën 17 për komunikacion do të jenë të mbyllura disa rrugë.

Do të bllokohen udhëkryqet mes bulevardit “Goce Dellçev” dhe bulevardit “Kërste Petkov Misirkov” (QT Mavrovasja”), udhëkryqi mes bulevardit “Sh. Klimenti i Ohrit” dhe rruga “Sh. Cirili dhe Metodi” (ndërtesa e Nova Makedonija” dhe udhëkryqi mes rr. “11 Tetori” dhe rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë” (Spitali i qytetit”), ka informuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Për këto arsye, siç theksojnë nga Sektori për Punë të Brendshme- Shkup do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në udhëkryqet e lartpërmendura./TV21