BDI-ja do të tregojë çfarë ka për të treguar, unë i mbështes socialdemokratët, thotë Zaev

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev në konferencë për media sot sërish u pyet për platformën e paralajmëruar nga partneri i koalicionit BDI, për të cilën integristët kanë paralajmëruar se do të ngjallë debat të madh, sepse është ide e ngjashme si ajo për “kryeministrin shqiptar”.

Zaev thotë se është kryetar i LSDM-së dhe se u jep mbështetje të gjithë socialdemokratëve, ndërsa shkurt komentoi për paralajmërimin e BDI-së, duke thënë se ata sot do të tregojnë çfarë kanë për të treguar.

Gazetari: A keni folur me BDI për mbështetje të rikandidimin Petre Shilegovit, ata paralajmërojnë sot moment të ri?

“Disa herë kam komentuar për koalicionin me BDI-në, ata sot do të tregojnë çfarë kanë për të treguar dhe unë e përshëndeta me atë çka jam informuar. Jam i lumtur që po rritemi duke u modernizuar njësoj. Unë jam kryetar i LSDM-së dhe jap mbështetje për të gjithë socialdemokratët”, shtoi Zaev./TV21