Në mesditë Ahmeti zbulon se “Çfarë e mire po vjen”, platformë për të cilën ka paralajmëruar debat të madh

TË FUNDIT

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, sot do të shënojë 19-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast, do të zbulojë edhe idenë e cila ditëve të fundit paralajmërohej nën moton “Diçka e mirë po vjen”.

Me këtë rast, lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti do t’i drejtohet publikut në ora 12:00.

Ditë më parë, Ahmeti nga Likova tha se kjo ide do të diskutohet në publik, njëjtë sikurse ideja e kryeministrit shqiptar.

“Më 5 qershor përsëri familja jonë do ta dalë me një platformë që fillimisht ashtu diskutabile dhe me debat shumë të madh që ishte, “Kryeministrin i parë shqiptar”, edhe kjo platformë do të ketë debat shumë të madh” , tha Ahmeti nga Likova

Funksionarë të kësaj partie, këtë moto e kanë mbajtur të shtypur edhe në fanellat që kanë mbajtur veshë ditëve të fundit në paraqitje publike, me ngjyrën e gjelbër./TV21