37 raste të reja me Covid-19, regjistrohen 10 viktima

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 37 të infektuar me Covid-19, nga gjithsej 3.108 teste të kryera.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 90 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.304 raste, prej të cilëve 148.798 janë shëruar, kurse 5.423 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.083 raste aktive me virusin korona, 441 prej të cilave vetëm në Shkup, që ndiqet nga Kumanova me 105 raste.