39-vjeçarja tërë jetën priti për donator, me sukses u realizua transplantimi i tretë i zemrës

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se me sukses, sot është kryer transplantimi i tretë i zemrës në Maqedoninë e Veriut.

Donator i zemrës është një pacient i vdekur, ndërkaq pranuesja është një grua 39-vjeçare, e cila ka lindur me probleme në zemër.

“Operacioni është kryer ndaj gruas 39-vjeçare, e lindur me probleme në zemër, e cila një kohë të gjatë priste për donator. Bëhet fjalë për operacion të vështirë, i cili zgjati 5 orë, kurse për shkak të seriozitetit të të njëjtit, 48 orët e ardhshme janë kritike për pacienten. Zemra e donuar është nga pacienti i vdekur, familja e të cilit e ka treguar madhështinë dhe njerëzinë e tyre dhe vendosën që të donojnë zemrën dhe veshkat që të shpëtojnë tri jetë”, njoftuan nga MSH-ja.

Kanë njoftuar, se veshkat janë transplantuar po ashtu me sukses në dy pacientë, ndërkaq për gjendjen shëndetësore të tyre, Ministria do të njoftojë në mënyrë shtesë.