Pa patentë shofer voziti në korsinë e kundërt, publikoi video në “Tik-Tok” – policia e identifikoi 22-vjeçarin!

TË FUNDIT

Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, kanë sanksionuar një 22-vjeçar nga Shkupi, me iniciale S.S. pasi i njëjti është identifikuar dhe kapur duke qarkulluar me veturë në korsinë e kundërt në lagjen Gjorçe Petrov. Pas kësaj, ai videon e ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”.

“Kundër tij janë ndërmarrë masa përkatëse edhe përkundër sanksionit përkatës në bazë të Ligjit për siguri në komunikacion për qarkullim në drejtimin e kundërt, S.S. është sanksionuar edhe për vozitje pa patentë shofer”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.