Shkuarja në Dubai e zëvendëskryeministrit për luftim të Korrupsionit, Ljupço Nikollovski ngjalli reagime të shumta në publik.
Kjo sepse, ai këtë pushim e bëri gjatë ditëve të punës.
Megjithatë, Nikollovski ka dhënë sqarimin e tij. Thotë se punon nga 16 orë në ditë dhe se ka të drejtë për 3 ditë pushim.
“Ljupço Nikollovski, si çdo qytetar tjetër ka të drejtë për pushim siç i takon me ligj, dhe nuk do të lejoj të ma ndalojë askush. Tre ditë pushim në 16 orë punë për qytetarët dhe shtetin, me nder, me sinqeritet dhe me përgjegjësi, kam të drejtë t’ia dedikojë bashkëshortes. Ndoshta është bërë gabim nga ana jonë, se e zgjodhëm Dubain. Por, Ljupço Nikollovski as nuk është vaksinuar, as nuk ka bërë biznes, por lufton me krimin. Jam i vetëdijshëm se do të ketë sulme të tilla”, tha Nikollovski, transmeton TV21.
Kritika për shkuarjen e tij në Dubai, ka pasur kryesisht nga opozita maqedonase.
