Moti do të jetë me diell e me vranësira të vogla mesatare dhe më i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht paradite dhe veçanërisht shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 der 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 5 deri 11 gradë.
Në Shkup, paradite moti do të jetë kryesisht me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Nga mesdita vranësirat do të ulen dhe gjatë ditës moti do të jetë me diell. Temperatura minimale do të ulet deri -2, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 8 gradë.
Të premten dhe në fundjavë do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i thatë me rritje të temperaturës ditore. Reshje të reja të shiut, ndërsa në zonat malore të dëborës priten të hënën.
