Në kuadër të vizitës së punës në Romë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me qytetarë tanë, si dhe me përfaqësues të disa shoqatave në diasporë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Itali.
U bisedua për tema të ndryshme në interes të diasporës, për shqetësimet e tyre, nevojat dhe mundësitë për avancimin në komunikimin me shtetin, mundësitë për avancimin e qasjes ndaj shërbimeve që i shfrytëzojnë qytetarët tanë jashtë vendit, si dhe potenciali për kthimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Theks i veçantë në takim u vendos edhe në zbatimin e Regjistrimit 2021, që nga 1 marsi i këtij viti po zbatohet për këtë kategori të shtetasve tanë.
“Të gjithë kapacitetet e Ambasadës në Romë dhe Konsullin e Venecias, i keni në dispozicion. Regjistrimi është i lehtë, i thjeshtë dhe i shpejtë, i qasshëm në 8 gjuhë, në mesin e të cilave edhe maqedonisht, shqip dhe anglisht. Ne hapur kërkojmë dhe presim përkrahjen tuaj për ta përcjellë informacionin deri te secili qytetarë i yni jashtë vendit për rëndësinë e procesit. Hapëm edhe linja telefonike aktive që janë të vendosura në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e që janë përkatëse dhe me mjete bashkëkohore digjitale, siç janë Vajber dhe Vacap, për qasje më të lehtë nga kudo dhe kurdo”, theksoi Osmani.
Në kuadër të takimeve Ministri informoi edhe për projektet për të cilat Ministria e Punëve të Jashtme i merr për avancimin e komunikimit me diasporën, siç është projekti “e- Konsulli” me të cilin parashihet digjitalizimi i një numri të madh të shërbimeve që janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë që gjenden jashtë vendit.
