Gjykata Supreme mundësoi hetim për financat e Trampit

TË FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA-së sot ia hapi rrugën prokurorit në Nju-Jork t’i mbledhë deklaratat tatimore dhe të dhënat tjera financiare nga ish presidenti Donald Tramp si pjesë e  hetimit penal, që paraqet goditje mbi kërkesat e ish presidentit t’i fshehë detajet  për financat e tij.

Gjykatësit e hodhën poshtë  kërkesën e Trampit të vihet në pritje vendimi i gjykatës së ulët nga 7 tetori me të cilën  ish firmës së kontabilitetit të ish presidentit “Mazar USA” i kërkohet të bashkangjitet  deri te urdhëri për dorëzim të materialit të jurisë së madhe  të konvokuar nga avokati i qarkut Menheten, Sirus Uens.

Për dallim nga presidentët paraprak amerikan, Tramp refuzoi t’i publikojë deklaratat e tij tatimore gjatë mandatit të tij katër vjeçar.

Gjykata Supreme, gjithashtu, sot u pajtua ta hulumtojë ligjdhënien e njërës nga rregullat  më të ashpra për imigracion të sjellur nga ish presidenti, që u pamundësoi imigrantëve,  për të cilët konsiderohet se  do të kërkojnë përfitime qeveritare, të marrin qëndrim legal.

Presidenti Xho Bajden, i cili e ka kritikuar qasjen imigruese të Trampit, pritet ta hedh poshtë rregullin për të ashtuquajturën “pagesë publike”.