Zaev: Koalicioni qeveritar është “për” vendosjen e etnisë në letërnjoftime

TË FUNDIT

Në emrin e partisë të cilën e udhëheq, Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë dhe në emër të koalicionit qeverisës, Zoran Zaev ka deklaruar se ndryshimet ligjore për letërnjoftime, që të vendoset përkatësia etnike, përkrahet nga ata.

Ka njoftuar, se mbështetjen ndaj ndryshimeve ligjore i kanë kumtuar gjatë periudhës kur në Kuvend miratoheshin ndryshimet kushtetuese.

“LSDM-ja qëndrimin e tij, që në letërnjoftime të ketë përcaktim të etnisë ku të duan qytetarët, e ka thënë qysh kur u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe atëherë ai ishte edhe qëndrim qeveritar, sepse, definitivisht ne jemi një shoqëri multietnike, kur përskaj shtetësisë maqedonase/shtetas i Maqedonisë së Veriut, qytetarët janë maqedonas, shqiptar, turq, romë, vlleh, boshnjakë, të gjithë etnitetet që ekzistojnë në shtet. Nuk e kemi problem që në një dokument për identifikim personal të ekzistojë edhe kjo e drejtë”, tha Zaev në konferencën ku u nënshkrua marrëveshja me Gjermaninë, transmeton TV21.

Ai, gjithashtu ka njoftuar se për këto ndryshime ligjore tashmë janë mbajtur edhe mbledhje operative dhe gjatë periudhës që vijon jemi të gatshëm edhe për zbatim të tij.

Në pyetjen që ka kritikuar opozitarja, se LSDM-ja fshihet pas amendamenteve të grupit parlamentare të “Levicës”, Zaev me përgjigje. “Nuk e kemi ndërmend të fshihemi pas askujt”./TV21