Udhëtarët të cilët mbërrijnë në Britani të Madhe nga 33 vende të “listës së kuqe” prej sot do të duhet të kalojnë 14 ditë karantinë në hotele në pajtim me masën e re qeveritare për parandalim të përhapjes së mutacioneve të reja të virusit korona.
“Siç zhvillohet ky virus vdekjeprurës, duhet të zhvillohet edhe mbrojtja jonë. Rregullat që hyjnë në fuqi do ta përforcojnë sistemin për karantinë dhe do të sigurojnë edhe një nivel të mbrojtjes së kufijve nga mutacionet e reja, e sqaroi vendimin e ri ministri britanik i Shëndetësisë Met Hankok.
Qeveria fillimisht planifikonte 4.963 dhona hoteli të rezervuara si pjesë e “pakos karantinë”, dhe këto hotele do të kenë prezencë të dukshme të forcave të sigurisë, ndërsa edhe 58.000 dhoma janë të gatshme.
