Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, gjatë aksionit kontrollues në komunikacionin në territorin ne Qytetit të Shkupit shqiptoi gjithsej 214 masa, mes të cilave për vozitje pa patent shoferi 18 sanksione, 8 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, si dhe 18 masa për shfrytëzim të telefonit mobil.
MPB informon se kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për siguri më të madhe në rrugë. MIA
