Gjobiten 304 persona për mosmbajtjen e maskës

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 304 kundërvajtje për mosmbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me Kovid-19.