Senati e votoi Entoni Blinken sekretar shtetëror të SHBA-së

TË FUNDIT

Senati amerikan me shumicë të madhe e konfirmoi emërimin e Entoni Blinkenit shef të diplomacisë amerikane, gjashtë ditë pas inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Xho Bajden.

Sekretari i ri i shtetit është miratuar me 78 vota “për” dhe 22 vota “kundër”, që është rezultat shumë më i mirë nga paraardhësit e tij Reks Tilerson (56 vota) dhe Majk Pompeo (57 vota).

Një numër i senatorëve republikanë votuan për Blinkenin.

Ai javën e kaluar gjatë bisedimeve në Senat premtoi se do t’i “ringjallë” aleancat të cilët janë të kërcënuar në kohën e ish presidentit amerikan Donald Tramp dhe do ta kthejë SHBA-në në “linjën e parë” pas unilateralizmit dhe ndarjeve të cilat i ka përfaqësuar ish diplomacia amerikane.

Sekretari i ardhshëm amerikan i shtetit i fitoi simpatitë e republikanëve, pasi deklaroi se Trampi “me të drejtë ka ndërmarrë qëndrim të fuqishëm ndaj Kinës”.