Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.
Ambasadori Dedaj gjatë takimit ka falënderuar MPB-në për mbështetjen që i jep Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, si dhe në veçanti shtetasve të Kosovës.
Siç kumtoi MPB-ja, Ambasadori Dedaj ka theksuar bashkëpunimin e jashtëzakonshëm midis dy ministrive të Punëve të Brendshme të të dyja vendeve që do të duhet të thellohet edhe intensifikohet, duke e konfirmuar edhe në këtë rast mbështetjen e Kosovës për Republikën e Maqedonisë së Veriut në pjesën e fillimit të negociatave me BE-në, me shpresë që procesi do të zhvillohet në drejtim të mirë edhe krahas pengesave që ekzistojnë në rrugë.
Ministri Spasovski tha se një nga prioritetet e Qeverisë, por edhe të Ministrisë është krijimi i një bashkëpunimi miqësor me vendet fqinje dhe me vendet në rajon.
“Bashkëpunimin e rëndësishëm që të dy ministrisë e kanë është rezultat i marrëveshjeve tashmë të nënshkruara dhe protokolleve që rregullojë pjesë të madhe nga fushat e sigurisë së brendshme, por se Ministria edhe në të ardhmen është e hapur për thellimin e bashkëpunimit”, qëndron në kumtesën e MPB-së.
