Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, në orët e mbrëmjes shi dhe borë

TË FUNDIT

Në disa vende sot në mëngjes ka reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Gjatë ditës moto do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës sërish do të ketë reshje të shiut, në malet borë, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit gjatë natës reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta.

Temperatura maksimale do të jetë prej 9 deri në 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.

Nesër moti do të jetë i vranët me reshje të cilat do kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta. Në malet dukshëm do të rritet mbulesa e borës, ndërsa për shkak të erës së përforcuar do të ketë kushte për paraqitjen e shtjellave të borës. Reshje lokale nga bora e kohëpaskohshme do të ketë edhe të mërkurën. Në dy ditët e ardhshme do të fryjë erë e përforcuar veriore që do të shkaktojë ulje të temperaturës.