32 mijë euro gjobë për mosmbajtjen e maskës në Australinë Perëndimore

TË FUNDIT

Secili që nuk do të mbajë maskë në aeroportin në Australinë Perëndimore, do të paguaj dënim deri në 50.000 dollarë australianë (32.000 euro), si pjesë e masave të reja, drastike për ndalimin e përhapjes së variantit të ri dhe shumë infektues të koronavirusit.

Javën e kaluar kryeministrat e shteteve australiane u pajtuan se mbajtja e maskave do të jetë e obligueshme në fluturimet nëpër Australi.

Kryeministri i Australisë Perëndimore, Mark Mekgovan i ashpërsoi masat të cilat i dakordoi me kolegët e tij kryeministra, duke thënë se maskat në këtë shtet australian nuk janë të obligueshme vetëm në aeroplanë por edhe në aeroporte, publikoi “Dejli Meil”.