“Tashmë u dakorduam me kryeministrin Zaev për kreditimin e 100 milionë euro vetëm për projekte të kanalizimit dhe të ujësjellësit. Dhe për herë të parë, këtë kreditim ta merr Ministria e Ambientit e jo Ministria e Transportit siç ka qenë në të kaluarën. Do të menaxhohet kryekëput nga ministri Naser Nuredini. Prioritet i joni absolut pos çështjeve politike, pra integrimi në BE, standardet, sundimi i ligjit, reformave në gjyqësor, të bëhet edhe rregullimi i infrastrukturës rrugore, rregullimi i deponive, kanalizimet dhe ujësjellsët. Prandaj them se jemi në ndërtimin e sipër të projektit për rregullimin e katër deponive në vend, me çka synojmë ta zgjidhim një herë e përgjithmonë problemin me deponitë në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Grubi.
