Në 24 orët e fundit, më së shumti reshje shiu ka pasur në Shtip, 38 litra për metër katror, më pas vijon me 30 Gjevgjelia dhe me nga 28 Kriva Pallanka, Strumica dhe Berova. Njëzet litra ranë në Demir Kapi, 16 në Gjurishte, 9 Pretor, 7 Tetovë, 6 Ohër, Manastir, Prilep, 5 Shkup-Petrovec, Pozharan, 4 në Shkup-Zajçev Rid, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale të mëngjesit janë mbi zero. Sot në mëngjes moti është me diell me vranësira mesatare, ndërsa në disa lugina ka paraqitje të mjegullës.
DPHM paralajmëron se gjatë ditës do të jetë me diell kudo me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, sidomos në pjesët perëndimore. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 13 gradë.
Në Shkup paradite me mjegull të lehtë dhe vranësira të ulëta, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.
