Zaev: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet

TË FUNDIT

Dialog, ndërsa jo konflikt krijojmë me Bullgarinë,  qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim, në vend të nacionalizmit për përdorim vendor dhe izolime të reja, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistë për MIA-n në lidhje me hapat e mëtutjeshëm për zgjidhjen e kontestit me vendin fqinj.

Kryeministri Zaev thekson se komunikimi me  Sofjen zyrtare vazhdon në drejtim të gjetjes së zgjidhjes  dhe shton se  as çështjet bilaterale  nuk duhet të jenë pengesë  për proceset evropiane, as zgjedhjet në Bullgari nuk duhet të jenë pengesë  për zgjidhjen e  dallimeve bilaterale.

Pret pas festave të Vitit të Ri përfaqësuesi ynë special Vllado Buçkovski, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ta vazhdojnë  komunikimin për gjetjen e zgjidhjes.

“Për atë, në momente të tilla, në sfidë, duhet të tregojmë  vlera evropiane. Dialog,  në vend të konfliktit. Qetësi dhe gatishmëri për bashkëpunim,  në vend të nacionalizmit për  përdorim vendor dhe izolime të reja. Sukses i përbashkët në vend të  mossuksesit të ndarë. Edhe ne edhe pala bullgare kemi obligim  për qytetarët e Maqedonisë  dhe Bullgarisë  të sigurojmë të ardhme evropiane, por me respektimin e vlerave evropiane”, thotë Zaev në intervistë për MIA-n.

Thekson se pas vendimit të pastër të marsit, për fillim të negociatave me BE-në, e cila ishte mbështetur nga të gjtiha vendet anëtare , duke e përfshirë edhe nga Bullgaria, pas raportit evropian në mars  ne jemi aq të pasigurt për në Evropë,  ndërsa çdo anulim i fillimit tonë  të negociatave  vetëm  e vë në pikpyetje  kredibilitetin e Unionit.

Ai theksoi se me mosmiratimin e korrnizës negociuese Maqedonia e Veriut do të humb kohë të madhe,  por humbës më i madh  është Bashkimi Evropian. “Kjo është goditje mbi themelet në të cilat është ndërtuar Unioni”, thotë Zaev dhe shton se vendi maksimalisht do të jetë aktiv pas kësaj çështje.

“Ne do të jemi maksimalisht aktiv pas kësaj çështje. Do të luftojmë  sepse fëmijët tanë presin  të fitojmë në betejat e shekullit 21,  të jenë në BE dhe të jenë të sigurt dhe stabil siç janë tani në NATO. Atë betejë  e udhëheq  sepse është e jona, betejë e përbashkët për të cilën  janë të njëzëshëm të gjithë qytetarët e vendit tonë, maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, serbë, boshnjakë dhe të tjerë”, porositi Zaev në intervistë për MIA-n.