Në shkurt do të arrijnë dozat e para të vaksinës kundër Kovid 19 njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë

TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut do të merr dozat e para të vaksinës “Pfizer” në shkurt. Një marrëveshje e drejtpërdrejtë u arrit me kompaninë këtë pasdite dhe sasia e vaksinave do të dihet në javët në vijim. Dozat e ardhshme të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mars dhe prill, infromojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndryshe siç thonë nga ministria e Shëndetësisë bisedimet po vazhdojnë për sigurimin e vaksinave përmes negociatave me vendet anëtare të BE-së si dhe përmes mekanizmit Kovkaks, nga ku pritet  data për shpërndarjen e sasive të para.